Krimi nuk njeh moshë, 102 vjeçarja vret shoqen e azilit

Nga A2 CNN
23 Maj 2019, 18:42 | Bota
Krimi nuk njeh moshë, 102 vjeçarja vret shoqen e azilit

Një 102 vjeçare në Francë është vënë nën akuzë për vrasjen e fqinjës së saj 92 vjeçare në një azil në Chézy-sur-Marne.

102 vjeçarja ishte konfuze dhe e stresuar dhe i tha njërit prej kujdestarëve të azilit se kishte vrarë një person. Me pas ajo u dërgua në një spital psikiatrik.

Viktima u gjet në krevatin e saj me shenja dhunë në fytyrë.

102 vjeçarja po i nënshtrohet një testi psikiatrik për të vendosur nëse ishte e përgjegjshme në momentin e vrasjes për veprimet e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos