Kriminaliteti tek të rinjtë, rritje me rreth 30 për qind në 5 vitet e fundit

Nga A2 CNN
2 Tetor 2021, 14:05 | Kronikë

Kriminaliteti në vend ka pësuar rritje në 5 vitet e fundit, e bashkë me të edhe të rinjtë që përfshihen në vepra penale. Nga rreth 34 mijë autorë që kryen vepra penale në vitin 2016, shifra arriti në gati 41 mijë vitin e shkuar.

Në po të njëjtin hark vitesh, krimet e kryera nga të rinj të grup-moshës 17-25 janë rritur me rreth 30 për qind, duke kulmuar vitin pandemik.

Aktualisht, 905 të rinj ndodhen në burgjet e vendit; 338 të dënuar ndërsa 567 të paraburgosur.

Arjana Muçaj, përgjegjëse e Departamentit të Psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale, teksa flet për fenomenin e “pasurimit të shpejtë”, thotë se një pjesë e konsiderueshme e atyre që përfundojnë në ngjarje kriminale kalojnë nga rruga e “lëndëve narkotike”.

Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani dhe Lezha mbeten qarqet më problematike për sa i përket veprave penale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos