"Kripto" josh edhe botën e modës

Nga A2 CNN
28 Mars 2022, 10:40 | Showbiz

Në Nju-Jork, u zhvillua "Java e Modës Metaverse", ku shtëpitë më të mëdha të modës prezantuan koleksionet e tyre të reja, përtej stilimeve të zakonshme, me objektiv këtë vit, botën kripto.

Më shumë se 70 shtëpi mode e stilistë të famshëm si Dolce & Gabbana, DKNY e Tommy Hilfiger morën pjesë në Metaverse Fashion Week, rrjetit të botës 3D të fokusuar te ndërlidhja sociale. Ja që edhe moda mund të prezantohet përmes botës virtuale.

Këtë vit, temë kryesorë e prezantimit përmes platformës 3D, ishte bota e modës në hapësirën kripto, përfshirë këtu mbrëmjen e MET Gala dhe Javën e Modës Kripto.

Stilistët treguan se veshjet e së ardhmes mund të përshtaten shumë mirë me teknologjinë. Kështu shtëpia e modës Dolce & Gabana prezantoi avatarët e saj veshur me kostume monokromatike dhe femrat me veshje hologrami.

Bota e kriptos i shtyu stilistët të shkonin përtej kufijve të tyre kreativë, në ngjyra, stilime e forma, duke iu përshtatur karakterit të botës së kriptos, që përveç financës dhe bankave, duket se po josh edhe botën e modës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos