
Tuneli dezinfektues në hyrje të katedrales katolike në Shkodër si dhe maskat në fytyrë ishin të vetmet gjëra që të linin të kuptohej se po jetojmë në një kohë pandemie.
Ndryshe nga sa ishte parashikuar, shumë besimtarë kanë preferuar të jenë të grumbulluar për të qenë pjesëmarrës në meshën e lindjes së Krishtit, dhe siç duket edhe nga pamjet, salla e katedrales ka qenë e tejmbushur.
Imzot Massafra në fjalën e tij u ka bërë thirrje besimtarëve që të mos i dorëzohen të keqes, e cila synon t’i mposhtë.
Krejt e kundërta ka ndodhur në meshën e mbajtur mëngjesin e 25 dhjetorit në katedralen ortodokse, në Korçë. Besimtarët kanë respektuar distancën dhe në sallën e katedrales nuk hynin më shumë se 20 persona së bashku, duke ruajtur distancën. (A2 Televizion)