Kristen Stewart “shndërrohet” në Princeshën Diana

Nga A2 CNN
6 Mars 2021, 22:17 | Showbiz

Kristen Stewart është fotografuar në sheshxhirimin e një filmi të ri, që do të tregojë pjesë nga jeta e Princeshë Dianës.

Aktorja amerikane aktualisht po xhiron skenat e filmit “Spencer” në Dulmen të Gjermanisë. Ky film tregon ngjarjet gjatë përfundimit të martesës 15-vjeçare të Dianës me Princ Çarlsin.

Në të do të tregohen 3 ditët gjatë Krishtlindjeve të fundit të Princeshë Dianës të kaluara në Windsor, në vitin 1991, dhe nuk do të prekë fare vdekjen e saj tragjike.

Filmi do të ketë regjinë e Pablo Larrain dhe skenar të Steven Knight. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos