Rita Ora i ka dhënë fund lidhjes me regjisorin grek

Nga A2 CNN
6 Mars 2021, 10:55 | Showbiz

Teksa Rita Ora u zhvendos në Australi për të marrë pjesë në “The Voice”, menjëherë nisën zërat se ajo ishte ndarë nga i dashuri i saj Romain Gavras, i cili tashmë ka konfirmuar gjithçka.

Që prej muajit nëntor ata nuk ishin parë asnjëherë në publik së bashku, ndërsa pas thashethemeve tashmë është konfirmuar zyrtarisht se ata nuk janë më bashkë.

“Rita dhe Romain u ndanë muaj më parë për shkak të vështirësive të lindura nga angazhimet e tyre të punës. Gjithsesi, ata mbeten miq”, ka thënë një zëdhënës i Romain Gavras për Daily Mail.

Rita Ora nisi të takohej me regjisorin greko-francez pas ndarjes nga Andrew Watt në vitin 2019. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos