Nicolas Cage martohet për herë të pestë me vajzën 31 vite më të re

Nga A2 CNN
6 Mars 2021, 09:12 | Showbiz

Nicolas Cage, 56 vjeç, është martuar për herë të pestë në një ceremoni të vogël në Las Vegas.

Bashkëshortja e tij e re është 31 vite më e re se aktori fitues i Çmimit Oscar. Ajo quhet Riko Shibata. Daily Mail ka zbuluar se në ceremoni ka marrë pjesë djali dhe ish-gruaja e tij e tretë.

Martesa e katërt e Cage ishte edhe më e çuditshmja. Ai u martua me Erika Koike, por gjithçka zgjati vetëm 4 ditë.

“Është e vërtetë që ne jemi shumë të lumtur”, tha aktori në një deklaratë pas ceremonisë së fundit. Për herë të parë, ata ishin takuar vitin e kaluar në Japoni. Në një certifikatë konfirmohet se tashmë Riko ka marrë mbiemrin Cage. Ajo është 31 vite më e re se aktori dhe 4 vjet më e re se djali i tij i parë Weston Cage. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos