
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me Shoqatën e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, të cilët u shprehën të shqetësuar për uljen e ndjeshme të prodhimit dhe të eksporteve, si dhe humbjen e vendeve të punës.
Basha pohoi se pandemia ekonomike po shkatërron çdo sektor, duke rritur ndjeshëm varfërinë dhe papunësinë.
“Qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve dhe në favor të miqve të saj", mësohet të jetë shprehur kreu i PD. Ai i konsideroi të drejta shqetësimet e ngritura nga Shoqata e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë. (A2 Televizion)