Situata e zjarrit në Kraps të Fierit është kritike dhe për këtë arsye, në terren është nxjerrë edhe helikopteri Cougar.
Përveç sipërfaqeve me pisha dhe ullinj, flakët kanë përfshirë edhe disa banesa në zonën e sipërme të fshatit të cilat ndodhen në afërsi të pyllit.
Sipas banorëve, mund të jenë djegur edhe bagëti. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të terrenit dhe erërave të forta. (A2 Televizion)