Energjia elektrike dhe çmimi i saj janë kthyer në çështjen kryesore të problemeve të shqiptarëve ditët e fundit. Paralajmërimeve ogurzeza për krizë të mëtejshme po i paraprin lajmi i mirë për reshje të dendura të ditëve që pasojnë. Në Vlorë, në ndihmë vijnë edhe dy anije që shërbejnë si termocentrale lundruese. ERE e ka vendosur ndërkohë fashën e energjisë deri në fund të vitit për familjet. Për këto çështje foli në Ditarin e orës 23:00 në A2 CNN eksperti i ekonomisë, Lorenc Gordani. (A2 Televizion)
Kriza dhe reshjet, energjia si refren i këtij dimri, a është fasha 800 kWh zgjidhje?
