Kriza e energjisë, Meta: Rama ka 10 vite që dështon

Nga A2 CNN
28 Shtator 2022, 14:02 | Politikë
Kriza e energjisë, Meta: Rama ka 10 vite që dështon

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, u shpreh se qeveria ka dështuar në administrimin e sistemit të energjisë elektrike, duke theksuar se kryeministri Edi Rama “përpiqet të shpikë faktorë të tjerë dhe ndërkohë punon për t’ia ngulur thikën e gjithë kësaj krize që në themel ka dështimet e tij dhe korrupsionin”.

“Dështim i plotë është modeli financiar i sistemit të energjisë elektrike si dhe administrimi i tij. Vlera e paarkëtuar është mbi 600 milionë euro. Dështim i plotë është mosoperimi dhe sot e kësaj dite i bursës shqiptare të energjisë elektrike. Ajo duhet të ishte funksionale që në 2019. Dështim dhe vonesa mbi 5 vite në projektet e rëndësishme të sistemit të transmetimit. Dështim i rëndë me impakt të drejtpërdrejt te qytetari dhe mosreduktimi i humbjeve të shpërndarjes së energjisë elektrike. Kryeministri i dështimeve në këto 10 vite sigurisht që nuk flet dot për to, por përpiqet të shpikë faktorë të tjerë dhe ndërkohë punon për t’ia ngulur thikën e gjithë kësaj krize, që në themel ka dështimet e tij dhe korrupsionin e pamatë, ta transferojë në kurriz të qytetarëve dhe duke mashtruar se nuk do prekë konsumin familjar. Jo, do i prekë seriozisht ata dhe biznesin dhe sipërmarrjet që do kenë riskun e falimentimit për shkak të rritjes së kostove të energjisë”, u shpreh Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos