
Kryetari i Partisë së lirisë Ilir Meta akuzoi kryeministrin Rama se kërkon që të kalojë barrën e përgjegjësisë për krizën e energjisë tek sipërmarrësit.
“Edi Rama në përpjekje për të shmangur vëmendjen e qytetarëve nga fajësia e tij për dështimet 10-vjeçare në sektorin energjetik dhe sidomos nga megaaferat e vjedhjeve në këtë sektor të keqmenaxhuar, kërkon të fajësojë për çmimet pikërisht shpëtimtarët nga katastrofa, që mund të ishin investitorët kurajozë që shtuan ndjeshëm prodhimin vendas të energjisë duke investuar mbi 1.2 miliardë euro”, shkruan Meta në Facebook.
Kjo deklaratë e kryetarit të partisë së Lirisë vjen pasi Kreu i Qeverisë gjatë takimit në Përmet njoftoi se prodhuesit e energjisë për shkak të krizës do të duhet të paguajnë një taksë më të lartë. (A2 Televizion)