
Kriza e çmimeve ka shtuar panikun ndër qytetarët dhe ka vështirësuar shumë stilin e tyre të jetesës.
Kjo dukuri është vënë re edhe në sistemin bankar ku ka një shtim të atyre që cilësohen kredi të këqija apo pamundësia për të paguar në kohë këstin.
Vendosur para këtyre kushteve Banka Qendrore njoftoi dje një ulje të lehtë të interesave të kredisë personale për shumat deri në 200 mijë lekë dhe nga 200 mijë deri në 2 milionë lekë. Këtu përfshihet edhe overdrafti.
Kjo do të vendosë në punë motorët e ekonomisë nëse qytetarët marrin kredi për nevojat e tyre. (A2 Televizion)