
Pushteti vendor ndodhet në një krizë financiare për shkak të të ardhurave të munguara nga kriza e Covid-19. Kjo situatë e rënduar sipas drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali, përkthehet në më pak shërbime dhe investime për qytetarët.
Sipas Haxhimalit, bashkitë janë lënë për ta përballuar të vetme këtë situatë të vështirë, diçka që u reflektua, sipas tij, edhe në mosrritjen e transfertës nga qeveria në buxhetin e rishikuar të këtij viti.
Krahas shpenzimeve të Covid-19, mbi buxhetet e bashkive rëndojnë edhe 8.2 miliardë lekë detyrime të prapambetura, borxh ky që me shumë gjasa do të rritet. (A2 Televizion)