E kemi lënë pas të keqen me vitin 2020? E vështirë ta thuash, kur pandemia vijon ende dhe ekonomia mbetet e mbërthyer nga pasiguri të shumta. Një situatë e paqartë që na ka përfshirë jo vetëm ne, por të gjithë botën. Fondi Monetar Ndërkombëtar pret që Shqipëria të ketë një rimëkëmbje graduale me rreth 5% këtë vit. BERZH i qëndron një norme rritje 4.5%, ndërsa sipas projeksioneve bazë të Bankës Botërore, ekonomia shqiptare parashikohet të rritet me 5.1%, ndërsa sipas skenarit pesimist të saj, me vetëm 2.5%. Me këto ritme, rikthimi në nivelet e parakrizës nuk mund të ndodhë këtë vit, por vetëm vitin e ardhshëm. Por, në finale, këto mbeten vetëm parashikime, pasi gjithçka varet sesi do të evoluojë pandemia dhe si do të shkojë procesi i vaksinimit. Por, pa dyshim edhe se nga masat do të merren nga qeveria për të mbajtur në këmbë ekonominë, që pa rënien më të fortë që nga kriza e piramidave në vitin 1997. Të ftuar: Edvin Prençe, kryetar i shoqatës Pro Export Kliton Gërxhani, nënkryetar i shoqatës së Tur-Operatorëve Arben Shkodra, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve Dritan Shano, ish-zv/minister i Financave Besart Kadia, zv/ministër i Ekonomisë dhe Financave Profesor Anastas Angjeli, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Selami Xhepa, ekspert ekonomie. (A2 Televizion)
Kriza ekonomike, si do të ringrihemi?
