Kryeministri Rama tha se ndryshe nga vendet europiane ku është në zbatim kapitalizmi ekstrem, në Shqipëri shteti ka mundësi të ndërhyjë në sektorin energjetik, për të ndihmuar në përballimin e krizës. “Në Britaninë e Madhe, është si karta e telefonit, shkon e rimbush dhe nuk të pyet njeri fare “jo kam, jo s’kam”. Shko mbush kartën merr drita. S’do, nuk ke lekë, hiç mos merr. Ky është fakt. Ne nuk jemi në këtë egërsi maksimale kapitaliste sepse nuk kemi mundësi të jemi. Dhe liberalizimin e tregut e kemi bërë me shumë kujdes”. (A2 Televizion)
Kriza energjetike, Rama: Në Britaninë e Madhe është si karta e telefonit, nuk të pyet njeri fare “jo kam, jo s’kam”
