Kriza humanitare nga lufta, OKB për refugjatët në Tiranë: Shqipëria, gati të presë qytetarë nga Ukraina

Nga A2 CNN
4 Mars 2022, 19:32 | Aktualitet
Kriza humanitare nga lufta, OKB për refugjatët në Tiranë:

Ndonëse nuk priten flukse të mëdha, Shqipëria është gati të presë refugjatë nga Ukraina. I këtij mendimi është Pablo Zapata, i dërguari i organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në Tiranë.

Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara, pohon gjithashtu se në faqen e organizatës do të ketë së shpejti një informacion specifik për qytetarët Ukrainas në rast se do të kërkojnë azil në Shqipëri. 

Ndërkohë, duke e vlerësuar situatën edhe nga raportimet e selive të Organizatës të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në vendet e përfshira dhe ato në kufij me luftë, Zapata thotë se bota po përjeton një krizës serioze humanitare.

Prej mëngjesit të 24 shkurtit, Ukraina po bombardohet nga Rusia, ndërsa rrezikut të përshkallëzimit të situatës i është shtuar së fundi edhe një luftë bërthamore shkatërrimtare.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos