“Kriza ka kapur për fyti çdo shqiptar këto 8 vite”, Basha: Në një vend normal, politikanët marrin përgjegjësi

Nga A2 CNN
8 Tetor 2021, 13:54 | Politikë
“Kriza ka kapur për fyti çdo shqiptar këto 8 vite”,

Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, ka reaguar ndaj qeverisë për rritjen e mundshme të çmimit të energjisë, por edhe të produkteve të shportës.

Basha u shpreh se në 8 vitet e qeverisjes së Ramës, shqiptarët janë të zhytur në krizë ekonomike, pasi jetesa është bërë shumë herë më e shtrenjtë për ta, ndërsa sipas tij, kryeministri nuk merr asnjë përgjegjësi.

“Buka, energjia, taksat, faturat, janë më të larta, këto 8 vite. Kriza ka mbërthyer për fyti çdo shqiptar, por nuk funksionon kështu. Në një vend normal, politikanët marrin përgjegjësi.

https://a2news.com/2021/10/08/rritja-e-cmimit-te-energjise-basha-nuk-ka-krize-por-keqmenaxhim-dhe-korrupsion/

Është detyrë e jona, por edhe e të gjithëve ne, të qëndrojmë përballë kësaj fatkeqësie kombëtare që quhet qeveria e Edi Ramës, e cila refuzon të dëgjojë thirrjet e qytetarëve të zhytur në varfëri. Ai ka planin e tij për të vjedhur dhe varfëruar më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne jemi në parlament për këtë arsye, për këtë betejë”, tha Basha. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=c1M36ScplXc

A2 CNN Livestream

Latest Videos