Kriza me emigrantët, Erdogan akuzon: Greqia po i trajton si nazistët

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 13:02 | Bota
Kriza me emigrantët, Erdogan akuzon: Greqia po i trajton si nazistët

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka lëshuar një sulm të ashpër ndaj autoriteteve greke në lidhje me situatën e krijuar në kufi me emigrantët sirianë.

Lideri turk ka shkuar dhe më tej duke e krahasuar mënyrën e trajtimit të emigrantëve nga ana e Greqisë si naziste. “Nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes asaj që nazistët bënë, me imazhet që vijnë nga kufiri grek”.

Erdogan përsëriti dhe njëherë qëndrimin e tij se nuk do të ndalojë më emigrantët sirianë të kalojnë drejt Evropës, duke e kërcënuar kontinentin e vjetër me një tjetër krizë refugjatësh.

Ditët e fundit, situata sureale raportohen nga kufiri mes Turqisë dhe Greqisë ku me mijëra emigrantë kanë mbetur të bllokuar pasi asnjë nga palët nuk i lejon të kalojnë kufirin apo të kthehen pas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos