Kriza në Bosnjë-Hercegovinë, angazhim BE-SHBA për mbrojtjen e Marrëveshjes së Dejtonit

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 14:59 | Ballkani
Kriza në Bosnjë-Hercegovinë, angazhim BE-SHBA për mbrojtjen

Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në përfundim të vizitës së tij në Bosnjë-Hercegovinë ka biseduar me Përfaqësuesin e Lartë Ndërkombëtar, Christian Schmidt, për mundësitë e “mbrojtjes së Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit”.

“Kënaqësi të bisedoja me përfaqësuesin e lartë Christian Schmidt për angazhimin tonë të përbashkët në mbrojtjen e marrëveshjes së Dejtonit dhe rritjen e funksionalitetit në Bosnjë-Hercegovinë”, thuhet në një postim të Ambasadës amerikane në Sarajevë.

Gjatë vizitës së tij në Bosnjë-Hercegovinë, Escobar u takua me anëtarët e presidencës trepalëshe, përfshirë atë të Republikës Serbska, Milorad Dodik. Vizita pason kërcënimet e Dodikut me largim të përfaqësueseve serbë nga institucionet kombëtare, siç janë ushtria, autoriteti i taksave dhe agjencia për ilaçe. Escobar gjendet tani në Malin e zi, ku do të zhvillojë gjithashtu një vizitë 3 ditore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos