
VMRO-DPMNE-ja dorëzoi në Kuvend nismën për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë, pasi kryeministri Zoran Zaev nuk ka dhënë ende dorëheqjen e paralajmëruar pas humbjes në zgjedhjet lokale.
Deputeti i kësaj partie Aleksandër Nikollovski tha se pas nismës qëndrojnë 61 deputetë, mes të cilëve edhe ata të lëvizjes Besa dhe të Aleancës për shqiptarët.
Më herët kreu i opozitës, Hristjan Mickovski i dha ultimatum kryeministrit Zaev se nëse nuk do të paraqiste dorëheqjen deri në 14:30 të së hënës do të nisnin procedurat për mocion votëbesimi ndaj qeverisë. (A2 Televizion)