All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kriza në Kosovë, Arifi: Asociacioni, autogol për Kurtin, Mema: SHBA i ka bërë llogaritë gabim

Nga A2 CNN
12 Qershor 2023, 21:44 | Kosova
Kriza në Kosovë, Arifi: Asociacioni, autogol për Kurtin, Mema:
All - Paragraf - 1

Kriza në veri të Kosovës dhe krisja e SHBA-BE me kryeministrin Albin Kurti tregon që dialogu ka dështuar. Në studion e Debatit në A2 CNN analisti Dritëro Arifi deklaroi se zbatimi i marrëveshjes së asociaxionit do të ishte autogol për qeverinë Kurti, pasi Vetëvendosje e ka kundërshtuar me forcë kur ka qenë në opozitë.

“Dialogu ka dështuar dhe qeveria e Kosovës po heziton të zbatojë asociacionin dhe ka mosbesim që pala tjetër nuk do të lëvizë nga pika e parë. VV e ka kundërshtuar me çdo qenie të saj dhe do ishte autogol për Kurtin asociacioni. Marrëveshja e 2013 është e ratifikuar në kuvend unë mendoj që palët do ulen. Brenda dy javëve do të kemi një përgjigje të saktë. Status quo-ja nuk do të tolerohet nga ndërkombëtarët, do të kërkojnë zgjidhje. Do të kemi të njëjtin përfundim si me tabelat, do të plotësohet të gjitha kërkesat amerikane”.

All - Paragraf - 3

Për profesor Medlir Memën SHBA kërkon stabilitet në rajon për shkak edhe të ndikimit rus e kinez, por sipas tij i ka bërë llogaritë gabim.

“SHBA ka një interes në Ballkan që është stabiliteti në rajon sidomos në kontekstin e ndërhyrjes së Rusisë dhe Kinës. Llogaritë e SHBA janë të gabuara dhe këtu bashkohem me të dy analistët aty. Serbia nuk do të tërhiqet nga Rusia. SHBA ka bërë bast duke i bërë oferta ekonomike duke e distancuar për t’i prishur mendjen Serbisë në lidhje me Rusinë. Kjo nuk ka ndodhur e nuk do të ndodhë asnjëherë. Ajo që është se kemi lobim të fortë serb me interesa ekonomike të veçanta, por gjeneza dhe keqmenaxhimi i kësaj krize diplomatike është se është diplomaci diletante, ku dora e majtë nuk e di ç’bën dora  e djathtë ne kemi bërë një letër që kritikojmë këtë çështje. Escobar ka luajtur policin e keq. Ishte një politikë e vrazhdë dhe një qasje jo konstruktive dhe gishti nuk duhet drejtuar vetëm qeverisë së Kosovës. Kemi 5 thirrje për tu aktivizuar në alarm të jesh ushtrinë serbe në kufi dhe të mos shprehesh fare nuk bëjmë nder asnjëri nëse i drejtojmë gishtin vetëm qeverisë së Kosovës. Kurti nuk ka bërë asgjë të paligjshme”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos