Kriza në PD, ironizon Rama: Aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 20:54 | Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mënyrë indirekte në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike. Duke iu referuar shkrimtarit të tij të preferuar, Samuel Becket, citimet e të cilit i përdor sa herë që thumbon apo ironizon, Rama ka shkruar se: 

“Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njëri që nuk do asgjë më shumë sesa të rrijë aty dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet një çikë më pak e hidhur”.

Kujtiojmë që pasditja e sotme ishte një ndër më të pazakontat në historinë e Partisë Demokratike dhe të politikës shqiptare në përgjithësi. Pak pas orës 13:00, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij mbërritën në seli, ku zhvilluan mbledhjen e parë të komisionit të rithemelimit të partisë, të formuar nga kuvendi kombëtar i 11 dhjetorit. Ata shfrytëzuan një nga sallat në godinë, vetëm pak metra nga një tjetër sallë, që Lulzim Basha po zhvillonte me grupin e punës për zgjedhjet në Forumin Rinor të partisë.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos