Kriza në Ukrainë, 8 avionë të tjerë amerikanë mbërrijnë në Poloni

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2022, 18:39 | Bota
Kriza në Ukrainë, 8 avionë të tjerë amerikanë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar 8 avionë të tjerë luftarakë F-15 në Poloni si pjesë e një misionin monitorues të NATO pas rritjes së mëtejshme të tensioneve në Ukrainë dhe kërcënimit rus për ta pushtuar.

“8 avionë të tjerë F-15 mbërritën në bazën ushtarake në Lask, për t’iu bashkuar të tjerëve që u ulën javën e kaluar”, shkroi ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.

Gjatë fundjavës, zyrtarët amerikanë deklaruan se 3000 ushtarë të tjerë do të dërgohen në  Poloni në ditët e ardhshme. Deri në këto momente, në këtë vend janë dislokuar mbi 1300 trupa amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos