Scholz viziton Kievin: Moska të zbusë tensionet ose do të ketë pasoja

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2022, 12:27 | Bota
Scholz viziton Kievin: Moska të zbusë tensionet ose do të

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, nis sot turin diplomatik në Ukrainë dhe Rusi, në përpjekjen për të gjetur një zgjidhje diplomatike për krizën.

Udhëheqësi gjerman do të qëndrojë fillimisht në Kiev, ku do të takohet me presidentin Volodimir Zelenski, ndërsa më 15 shkurt do të ketë një përballje me numrin një të Kremlinit, Vladimir Putin.

Në prag të udhëtimit në rajon, kancelari gjerman paralajmëroi se në rastin e një agresioni, do të kishte reagime dhe sanksione të forta ndaj Rusisë.

https://a2news.com/2022/02/14/rusia-ka-rrethuar-ukrainen-ja-nga-ku-mund-te-sulmoje/

Ai tha se ka një kërcënim shumë serioz ndaj paqes, dhe i bëri thirrje Moskës të zbusë tensionet. Megjithatë, një burim nga qeveria gjermane i tha agjencisë së lajmeve Reuters, se Berlini nuk pret rezultate konkrete nga bisedimet me Presidentin rus, Vladimir Putin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos