"Fizionomia e brendshme e shteteve prodhon politikën e tyre të jashtme, ajo e Putinit është donkishotizëm"

Nga A2 CNN
7 Prill 2022, 20:55 | Bota
"Fizionomia e brendshme e shteteve prodhon politikën e tyre të

Për situatën në terren, nga Parisi, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi thotë për emisionin “Debat” se  tashmë ndodhemi në një vendnumëro, nuk ka ndodhur as shkatërrimi i ushtrisë ukrainase, por nuk po shembet as ekonomia ruse. Rusët nuk po arrijnë të mundin forcat ukrainase, dhe kjo është arritje e madhe për Kievin, sepse siç thotë Kissinger, një ushtri e vogël fiton kur nuk humbet. Mendoj se konflikti do të zgjidhet vetëm me marrëveshje”. Por Krisafi mendon edhe se pikësynimi fillesta ri Moskës ka qenë gjithmonë pjesa lindore e vendit.

“Tërheqja ruse nga Kievi forcon pjesën ukrainase të marrëveshjes, por përqendrimi i madh në lindje dëshmon që qëllimi i Kremlinit ka qenë gjithmonë marrja e Donbasit dhe e një pjese jugore të Ukrainës. Ushtria ruse ka sulmuar në pjesë të ndryshme nga këto për të hequr pjesë të madhe të 600 mijë forcave ushtarake ukrainase nga fronti lindor”.

Por profesor Medlir Mema, i ftuar në emision, nuk është dakord me ketë dinamike, dhe flet për disfatë ruse.

 “Mund të jetë e vërtetë që Rusia ka patur gjithmonë një vullnet për të marrë jugun e Ukrainës, por nuk duhet të nënvlerësojmë dështimet e ushtrisë ruse.  Putin dhe elitat ushtarake mendonin se konflikti mund të mbaronte në 2-3 ditë, aq sa vetë Shtëpia e Bardhë kishte ftuar Zelensky të braktiste Kievin në ditën e tretë të sulmit”, tha ai.  

Por sipas profesor Lisen Bashkurtit, raporti i forcave po ndryshon. “Fillimisht ka pasur një disporoporcion të madh mes dy palëve, por në një periudhë të shpejtë edhe përmes pajisjeve dhe trajnimeve dhe mbështetja e opinionit ndërkombëtar i ka dhënë shumë forcë Ukrainës. Nga ana tjetër, kapaciteti rus u duk se ishte përgatitur më shumë për parada në Kremlin sesa në terren, praktika tregoi se nuk është aq dinamik dhe teknologjik siç mendohej.  

Si paradoks, popullariteti i Putin në Rusi është rritur si shpjegohet. Për Krisafin, “ nuk është çudi, narrativa është totalisht e kontrolluar. Një shtetas rus lexon dhe dëgjon se ushtria ruse po lufton nazistet në Ukrainë. Nga ana tjetër, nëse njohim mentalitetin rus, ata jetojnë me një mendësi të tipit perandorak që rrit krenarinë kombëtare.  E vetmja gjë që i ka sjellë kjo luftë Rusisë është një far vetëmjaftimi, siç  ndodhi edhe në Shqipërinë e periudhës komuniste”.

Për Bashkurtin, lufta po sjell edhe disa leksione të përgjithshme gjeopolitike.

“Ëndrrat  e Putinit dhe putinizmit për t’i rikthyer epokën e Bashkimit Sovjetik është qesharake , Federata Ruse ka gjysmën e popullsisë, ajo është dobësuar nga pikëpamja territoriale e popullsisë dhe gjeostrategjike, është një “donkishotizëm” që sjell gjithsesi turbulenca në botë.

Kriza i tregoi Perëndimit se fizionomia e brendshme e shteteve do të prodhojë politikën e tyre të jashtme. Sistemi autokratik i Rusisë ruan modelet më tipike ruse, që asnjëherë nuk ka qenë demokraci liberale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos