E rëndë në Dibër, aksidenton pa dashje bashkëshorten në oborrin e shtëpisë, humb jetën

Nga A2 CNN
23 Korrik 2025, 18:01 | Kronikë

E rëndë në Dibër, aksidenton pa dashje bashkëshorten

Një person ka aksidentuar padashje bashkëshorten e tij në oborrin e shtëpisë.

Sipas policisë, “shtetasi H.Ç. dyshohet se duke kthyer automjetin në oborrin e banesës së tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti është batuar dhe ka rënë jashtë oborrit, ku ka aksidentuar bashkëshorten e tij”.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:50, në fshatin Hotesh, shtetasi H.Ç., dyshohet se duke kthyer automjetin në oborrin e banesës së tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti është batuar dhe ka rënë jashtë oborrit, ku aksidentalisht ka aksidentuar bashkëshorten e tij shtetasen A.Ç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të  ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos