Dosja "Veliaj", merret e pandehur Klotilda Bushka, priten në total 30 të pandehur

Nga A2 CNN
23 Korrik 2025, 17:56 | Kronikë

Dosja "Veliaj", merret e pandehur Klotilda Bushka, priten në

Hetimi i SPAK për dosjen "Veliaj" pritet të çojë një total prej gati 30 të pandehurish, persona fizikë dhe shoqëri tregtare.

Mes të tjerëve, SPAK ka marrë të pandehur deputeten e PS, Klotilda Bushka, për veprën penale të "veprimeve që pengojnë zbulimin e sa vërtetës". Të pandehur janë edhe Ina Goxhaj, Adela Kondakçiu, Valmir Xoxa dhe Erald Simixhi, dy të fundit familjarë të Ajola Xoxas.

Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u morrën zyrtarisht të pandehur. Pasi kryebashkiaku i Tiranës refuzoi të paraqitej në dyert e SPAK duke deleguar avokatin, ishin vetë prokurorët që shkuan t'i komunikonin akuzat në paraburgimin e Durrësit ku qëndron prej disa muajsh.

Veliaj akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të mosdeklarimit të pasurisë” dhe “futje e sendeve të ndaluara në burg”.

Erion Veliaj qëndron në qeli prej 10 shkurtit dhe në vijimësi ai ka mohuar me forcë çdo akuzë apo pretendim të SPAK kundër tij. 

Sali Berisha i shqetësuar për gjendjen e Veliajt dhe Ilir Metës në burg, thotë se ka informacione  për veprime çnjerëzore dhe të dënueshme ndaj tyre dhe i kërkon Avokatit të Popullit të hetojë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos