
Për profesor Lisien Bashkurtin, presidenti rus Vladimir Putin, nuk është gjë tjetër veçse një lider i vogël i strategjive globale dhe një spiun i KGB-së. Në studion e Debatit me Alba Alishanin, ai tha se operacionet e tij janë me dezinformime e manipulime të mëdha dhe do të hyjë në histori si spiun i madh dhe lider i vogël që është shumë larg kapaciteteve që Rusia ka nxjerrë.
“Putin po ekspozon profilin e tij, natyrën, e karakterin e tij më së shumti një spiun i KGB dhe lider i vogël i strategjive globale një mix up nga trashëgimia e Pjetrit të madh, po përpiqet të imitojë Stalinin e paraardhës të tjera me lojëra aziatike, po dëshmon një lider mirëfilli të KGB ruse. Shkolla e makinacioneve të mbyllura, marrjes së vendimeve pa një komunikim të hapur as me publikun. Operacionet e tij janë me dezinformime e manipulime të mëdha, nëse ka ëndrra historike ai do të hyjë si spiun i madh dhe lider i vogël që është shumë larg kapaciteteve që Rusia ka nxjerrë. Shkolla që ka profilizuar profilin putin është ajo e shërbimeve sekrete ruse të rrezikshme dhe në përmasat e një ndërtimi të një lideri është larg tyre”.
I pyetur nëse Putini po imiton Stalinin, Bashkurti u shpreh se pavarësisht që ky i fundit ishte një diktator tronditës, ai e ngriti Rusinë në një superfuqi botërore
“Edhe Stalini ka patur përmasa të mëdha ka qenë diktator tronditës ndaj popullit të e parimeve ndërkombëtare por e ngriti Rusinë nga kriza bukës e post revolucionit e ngriti në superfuqi botërore, fuqizoi ekonominë e strategjinë ruse dhe e bëri Bashkimin Sovjetik një forcë ndikuese të një rendi botëror të veçantë që ishte lufta e ftohtë, që Moska ishte vendi i dytë i rendit botëror. Putin më së shumti do hyjë në histori për keq për makiavelizmin që po përdor, dimensioni i tij nuk lë shijen e mirë as krahasuar me liderët e Kremlinit”. (A2 Televizion)