Një ngjarje tragjike është regjistruar në Krujë pasditen e së mërkurës.
Policia njofton se një e mitur ka ndërruar jetë, pasi është përplasur aksidentalisht nga një automjet që drejtohej prej babait të saj.
“Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital”, informon policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit. (A2 Televizion)