
Dorëhiqet kryeministri italian, Giuseppe Conte. Siç mësohet, 56-vjeçari njoftoi fillimisht ministrat me vendimin e tij, mëngjesin e së martës, ndërsa më vonë do t’ia paraqesë dorëheqjen presidentit, Sergio Matarella.
Në detyrë që prej qershorit të vitit 2018, Conte shpreson që Matarella t’i japë mandatin për krijimin e një qeverie të re me më shumë mbështetje në parlament.
Qeveria Conte u zhyt në pasiguri pasi partia e vogël e Mateo Renzit, “Italia Viva”, tërhoqi mbështetjen për koalicionin mes Lëvizjes së 5 Yjeve dhe PD-së.
Conte fitoi votëbesimin në parlament javën e kaluar, por duke mos pasur më shumicën, zgjodhi të dorëhiqej. (A2 Televizion)