
Bashkimi Europian është tepër i shqetësuar për situatën në Bosnjë-Hercegovinë. Madje kjo çështje është vazhdimisht në qendër të aktiviteteve diplomatike të Brukseli. Këtë konfirmim e bëri zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Madje bëri të ditur se shqetësimeve serioze u është bashkangjitur edhe administrata amerikane dhe se po bëhen përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në vend.
“Ne jemi shumë të qartë se çdo retorikë përçarëse duhet të marrë fund. Veprimet e njëanshme që mund të vendosin në rrezik integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës duhet të marrin fund. Duhet të përqafojmë dialogun politik pasi është e vetmja mënyrë për të ecur përpara dhe për të zgjidhur këtë krizë”, deklaroi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Zëdhënësi i BE-së tha se zgjidhja e kësaj krize me anë të dialogut sjell përfitime për qytetarët dhe ndihmon rrugëtimin europian të vendit. Ndërkohë, tensionet në Bosnjë-Hercegovinë nisën pasi lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, kërcënon të tërhiqet nga institucionet e nivelit shtetëror, përfshirë ushtrinë kombëtare të ndërtuar me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe paralajmëron të ndërtojë një forcë serbe.
Madje nuk kanë munguar as kërcënimet për konfrontime të mundshme nëse ushtria boshnjake nuk do të tërhiqet nga Republika Serbe në Bosnjë. Madje paralajmëroi për ndërhyrjen ushtarake ka marrë garanci nga miqtë e tij për të mbështetur kauzën serbe, duke iu referuar kështu Serbisë dhe Rusisë. (A2 Televizion)