
Çfarë mendojnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për Open Balkan, dhe a është dorëheqja e kryeministrit Zaev një pengesë për këtë iniciativë?
Gazetari Nazmi Rashidi mendon se “në një lloj mënyre mund të thuhet sepse Zaev ishte mbështetës i kësaj ideje, por jo askush nuk pranon se Open Balkan mund të zëvendësonte Europën. Iniciativa u shit si diçka që do të lehtësonte shumë lëvizjen e qytetarëve dhe bizneseve”.
Sipas tij, “Zaev u investua shumë duke shpresuar që Maqedonia do të avanconte në anëtarsim duke zgjidhur problemin e emrit, por në fund Maqedonia e Veriut u fut në NATO por jo në BE. Pas një investimi të tillë me emrin nuk mund të hiqet dorë nga anëtarësimi, përndryshe mund të krijojë dizbalanca të mëdha. Në këtë kontekst, Open Balkan për Zaev shihet më shumë në pjesën pragmatike”.
Por komuniteti shqiptar aty duket disi i përçarë dhe jo shumë i interesuar. “Këtu nuk është çështje e madhe, shqiptarët janë të ndarë. Ata në qeveri kanë një lloj heshtje dhe qëndrojnë me Zaev, ndërkohë që ato në opozitë mbajnë opinionin e shqiptarëve të Kosovës”, thotë gazetari për A2 CNN. (A2 Televizion)