Rezoluta në OKB pro Ukrainës, qeveria dhe opozita në Shqipëri thirrje botës për ta mbështetur

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2022, 11:10 | Politikë
Rezoluta në OKB pro Ukrainës, qeveria dhe opozita në

Qeveria dhe opozita në Shqipëri përshëndetën miratimin e rezolutës së propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja për të dënuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Pas votës pro për ta kaluar atë në një sesion emergjent të OKB-së, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, foli për një mbështetje të fuqishme të rezolutës.

“Sesioni Special i Emergjencës i  Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbështet  nga 11 anëtarë të OKB-së. Edhe një herë Rusia u izolua. Bota nuk do të heshtë”, shkruajti në Twitter ministrja Xhaçka.

Edhe kryedemokrati Basha i bëri thirrje botës që t’i bashkohet kësaj rezolute në mbështetje të Ukrainës.

https://a2news.com/2022/02/27/okb-miraton-rezoluten-e-shqiperise-dhe-shba-xhacka-rusia-u-izolua/

“Sesioni Emergjent i OKB-së, pas Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja, është një mundësi për të demonstruar një qëndrim të unifikuar të OKB-së në mbështetje të paqes, pas unitetit të demonstruar nga shumë kombe, NATO dhe BE. Lufta nuk është kurrë një opsion, pasi sjell vdekje dhe shkatërrim”, shkruan Basha, që nënvizon se gjithmonë ka vend për dialog. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos