
Sipas KQZ, në letrën zyrtare të dërguar kryeprokurorit Olsion Cela, Bano nga verifikimi i te dhënave në formularin e vetëdeklarimit kishte ndryshuar datëlindjen, nga viti 1981 në 1978, dhe vendbanimin nga Prishtina në Lushnjë.
Kandidati, sipas verifikimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Gjyqësore, rezulton se nuk ka gjykim penal i formës të prerë, ndërkohë që sipas Partisë Demokratike ai gjatë banimit të tij në Britaninë e Madhe në periudhën 1998-2000, të deklaruar në formular, ishte në fakt dënuar për vjedhje.
Sipas KQZ-së, ajo nuk ka kompetencë për të kryer verifikime të tilla, dhe i kërkon Prokurorisë të sqarojë çështjen. (A2 Televizion)