Italia hyn zyrtarisht në krizë politike pas largimit nga qeveria të dy ministrave të forcës Italia Viva e kryesuar nga ish kryeministri Matteo Renzi. Dorëheqja u pranua menjëherë nga Giuseppe Conte sipas të cilit, me këtë lëvizje, partia e Renzit merr përsipër përgjegjësinë e krizës së qeverisjes që pritet t'i shkaktojë një dëm të madh vendit në mes të pandemisë së koronavirusit. Cilët janë skenarët e zgjidhjes dhe çfarë po mendon politika në Itali. A2 bisedoi me Marion Gajdën, përfaqësues i Diasporës për Shqipërinë e Lirë dhe këshilltar për çështjet e emigracionit në Bashkinë e Parmës. (A2 Televizion)
Krizë politike në mes të pandemisë, çfarë po ndodh në Italinë fqinje?
