Kroacia, protagoniste e një prej fotove më të bukura të Olimpiadës

Nga A2 CNN
30 Korrik 2021, 19:04 | Sporte të tjera

Nikola Mektic dhe Mate Pavic fituan medaljen e artë në tenis për Kroacinë. Në finalen e dyshes për meshkuj, ata mundën çiftin Cilic-Dodig, po të Kroacisë.

Në podium, të katër tenistët kroatë pozuan së bashku me flamurin e vendit të tyre, duke mos bërë dallim se kush kishte marrë medaljen e artë dhe kush atë të argjendtë.

“Kjo është një ditë e madhe për kombin tonë”, thanë sportistët kroatë pas ndeshjes dhe para se të bënin atë që mund të quhet fotoja më interesante e kësaj olimpiade deri tani.

Medaljen e bronztë në tenisin dyshe për meshkuj e morën Marcus Daniell dhe Michael Venus, të Zelandës së Re, të cilët mbetën të habitur nga poza e kroatëve në podium. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos