
Vendosja e një eksplozivi ka dëmtuar një nga këmbët e shtyllës të linjës të tensionit të lartë 400 kV, Tirane-Podgorice, në Fushë Krujë.
Eksplozivi ka dëmtuar një nga këmbët e shtyllës, e cila ndodhet në afërsi të gurores së fabrikës së vjetër të çimentos në Fushë-Krujë.
Sipas operatorit te sistemit të transmetimit njësitë speciale janë duke ndërhyrë për të shmangur stakimin e kësaj linje që do kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend.
Flukset e energjisë që injektohen në këtë linje sot janë 50% e konsumit në gjithë vendin, por kjo nuk është hera e parë që shtyllat e tensionit të lartë bien pre e sulmeve me lëndë eksplozive.
Policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. (A2 Televizion)