Kryebashkiaku i Matit, PD kërkesë në KQZ: Është i dënuar, hiqjani mandatin

Nga A2 CNN
12 Qershor 2020, 15:43 | Politikë
Kryebashkiaku i Matit, PD kërkesë në KQZ: Është i

Partia Demokratike i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes një shkrese zyrtare, ndërprerjen e mandatit të kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj. Në letrën që i është dërguar për dijeni edhe ambasadorëve të SHBA dhe BE, PD shpjegon se nga verifikimet e Prokurorisë ka rezultuar se shtetasi Agron Malaj është dënuar me 10 muaj burgim nga Gjykata e Matit në vitin 1999, për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Për këtë arsye, nënvizojnë demokratët, kryebashkiaku i Matit as nuk mund të kandidonte në zgjedhjet e vitit 2019, pasi pengohej nga ligji për dekriminalizimin. PD kërkon nga KQZ që të thërrasë mbledhjen dhe të marrë vendim duke ndërprerë mandatin e Agron Malajt si kryetar i Bashkisë së Matit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos