PPE: Duhet me urgjencë një sistem më i mirë zgjedhor në Shqipëri

Nga A2 CNN
12 Qershor 2020, 10:47 | Politikë
PPE: Duhet me urgjencë një sistem më i mirë zgjedhor në

Partitë Popullore Europiane mirëpresin marrëveshjen politike të arritur mes shumicës dhe opozitës në Shqipëri në lidhje me Reformën Zgjedhore, por përmes një deklarate për mediat, theksojnë se reforma duhet të përmbyllet dhe të vihet në zbatim par zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme. Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë plotëson dy kushte për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian”, tha Andrey Kovatchev, nënkryetari i grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane. “Një tjetër kusht për nisjen e bisedimeve është sqarimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve të 20 qershorit 2019. Fakti që qeveria lokale në Shqipëri drejtohet nga një parti e vetme bie në kundërshtim me konceptin e demokracisë shumëpartiake. Ligji që kërcënon lirinë e shprehjes duhet gjithashtu të tërhiqet dhe duhet të nisin procedimet ndaj akuzave për blerje votash në zgjedhjet e kaluara”, shtoi Kovatchev.

“Grupi i PPE vazhdon të mbështesë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Prandaj vlerësojmë marrëveshjen mes qeverisë dhe partive opozitare për një pjesë të rëndësishme të Reformës Zgjedhore. Nëse përmbyllet në këtë frymë dhe zbatohet në mirëbesim para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale, do ta çojë Shqipërinë një hap përpara rrugës europiane”, tha Michael Gahler, zëdhënës i grupit të Partive Popullore Europiane për Çështjet e Jashtme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos