Largimi i Dvoranit, Meta: Vendim i vonuar, ruan integritetin e institucioneve të drejtësisë

Nga A2 CNN
12 Qershor 2020, 13:14 | Politikë
Largimi i Dvoranit, Meta: Vendim i vonuar, ruan integritetin e institucioneve

Presidenti Ilir Meta komentoi këtë të premte vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor që largoi nga detyra në Gjykatën e Lartë Ardian Dvoranin.

“Qëndrimi i Presidentit ka qenë dhe mbetet qëndrimi i Kushtetues dhe ligjit, që kanë qenë shumë të qarta. Vendimi i djeshëm në vlerësimin tim është i vonuar, por sidoqoftë është pozitiv. E vetmja mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të reja të drejtësisë”, tha Meta.

“Për mua nuk kanë qenë të rëndësishëm individët. Natyrisht legjitimiteti i tyre është shumë i rëndësishëm. Për mua vendimtare ka qenë dhe mbetet respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve që janë bërë në respekt të saj”.

I pyetur nga A2 nëse ky vendim ishte një “dhuratë” nga socialistët, Presidenti tha: “Nëse do të ishte kështu, i bie të pranosh që ky institucion është i kapur. Kjo çështje jo vetëm që është zgjidhur përpara 6 vitesh, por është shuar në çdo aspekt, edhe të karakterit më të thjeshtë me dekretin e parë të firmosur nga Presidenti për emërimin e anëtarit të parë të Gjykatës së Lartë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/06/11/klgj-e-largoi-nga-detyra-dvorani-gafe-juridike-te-shohim-cdo-katranosin-ne-arsyetim/

A2 CNN Livestream

Latest Videos