Kryeministri britanik shpallet “kozak nderi” në Ukrainë, i ndryshojnë edhe emrin

Nga A2 CNN
9 Qershor 2022, 11:00 | Lifestyle

Emrin e kishte të përshtatshëm, Boris Johnson, por mbiemri duhej të ndryshohej sipas traditës që kryeministri britanik, të shndërrohej në një kozak të vërtetë.

Për ta falënderuar për mbështetjen me fjalë, por edhe me fakte ndaj përpjekjeve të Kievit zyrtar për t’u mbrojtur nga sulmi rus, komuniteti kozak i Ukrainës, veçanërisht ai që ndodhet në qytetin verior të Chernihiv, i ka shpallur atë pjesë atë komunitetit.

Artistët lokalë e kanë pikturuar atë sipas kostumit dhe simbolikës tradicionale kozake, duke luajtur instrumentin muzikor identifikues të popullit gjysmënomad, të quajtur kobza.

Kozakë ukrainas

Një certifikatë përkatësie do t’ i mbërrijë kryeministrit në zyrë, ndërkohë që aty lexohet mbiemri ri që kozakët i kanë dhënë atij, sipas traditës. Boris Chuprina, që përkthehet pak a shumë si “Boris Flokëgjati”.

Me një prejardhje të lashtë, por që has shumë debat te hulumtuesit, popullsia kozake është pjesë e rëndësishme të historisë ukrainase, por edhe ruse, duke spikatur si ushtarë të pandalshëm dhe kurajozë, që nuk hiqnin kurrë kapelen e tyre karakteristike, të ngjashëm si rol me atë të samurait japonez.

Popullsia kozake është pjesë e rëndësishme të historisë ukrainase por edhe ruse, duke spikatur si ushtarë të pandalshëm dhe kurajozë

Britania e Madhe është një nga vendet më të afërta me Ukrainën, dhe ka përdorur tonet më të ashpra ndaj Kremlinit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos