Kryeministri e shkarkoi kryebashkiakun për shkelje të rënda, Fatos Tushe del sot para gjykatës

Nga A2 CNN
8 Korrik 2021, 12:08 | Aktualitet
Kryeministri e shkarkoi kryebashkiakun për shkelje të rënda,

Kreu i bashkisë se Lushnjës, Fatos Tushe, pritet te njihet sot me masën e sigurisë, nën akuzën e abuzimit me tenderat.

Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave shkarkoi nga detyra kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe pavarësisht se gjykata nuk është shprehur akoma në lidhje me fajësinë apo pafajësinë e tij.

Në arsyetimin e Këshillit të Ministrave të publikuar ditën e sotme në fletoren zyrtare thuhet se Tushe shkarkohet  pasi ka kryer shkelje të rënda, por pa specifikuar se për çfarë shkelje bëhet fjalë.

https://a2news.com/2021/07/06/me-urdher-te-spak-arrestohet-kryebashkiaku-i-lushnjes-fatos-tushe/

Vendimi që mban firmën e kryeministrit Edi Rama është i datës 6 korrik, ditën kur kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, u vu në pranga në kuadër të një aksioni antikorrupsion, të urdhëruar nga SPAK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos