
Kryeministri Rama i vijoi takimet elektorale në qarkun e Korçës pavarësisht bllokimit të rrugës nga mbështetës të opozitës.
Gjatë ndalesës në Kolonjë, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Erjon Isai, kryeministri Edi Rama u shpreh i keqardhur që zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen pa opozitën.
Megjithatë, ai tha se nuk ka ndërmend t’i dhurojë qeverinë opozitës, ndërsa hodhi poshtë mundësitë se në 30 qershor do të rikthehen skenat e vitit 1997.
“Zgjedhjet pa kundërshtarët tanë kryesorë nuk janë gjëja më e mirë që mund t’i ndodhin vendit në këtë situatë kur Shqipëria pret negociatat. Përmendin 1997-n për të trembur njerëzit, por nuk na ka ardhur 1997, por na ka ardhur Luli, Monika dhe Iliri”, tha Rama. (A2 Televizion)