Zëdhënësi i Presidentit: Mocioni i “çunave të Shijakut” do të marrë përgjigje nga qytetarët

Nga A2 CNN
15 Qershor 2019, 16:55 | Politikë
Zëdhënësi i Presidentit: Mocioni i “çunave të

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” pas publikimit të emrave të deputetëve që kanë kërkuar shkarkimin e Metës.

https://a2news.com/2019/06/15/kush-firmosi-shkarkimin-e-metes-zbardhen-emrat-e-deputeteve-te-ps/#utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

Blushi shkruan se “Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi”. “Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës”, shkruan ai.

Më tej, ai komenton mocionin për shkarkimin e Presidentit dhe deputetëve u drejtohet si “çunat e Shijakut, ndërsa thotë se do të marrin përgjigje nga qytetarët.

“Mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Shqipëria e para! Shqipëria si gjithë Europa!”, mbyllet reagimi i Tedi Blushit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos