Kryeministri Rama falenderon Turqinë: Nuk braktisi një mike në nevojë

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2019, 13:12 | Aktualitet
Kryeministri Rama falenderon Turqinë: Nuk braktisi një mike në

“Turqia nuk e braktisi një mike në nevojë. Ishin këto fjalët e kryeministrit Edi Rama gjatë fjalimit përshëndetës që mbajti në konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë për investimet publike e private, ku ishte ftuar nga presidenti vendas, Erdogan.

Kreu i qeverisë bëri një bilanc të shkurtër të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, për të cilat tha se janë të papërballueshme për Shqipërinë pa ndihmën e miqve të huaj. Edi Rama nuk la pa falënderuar Turqinë për ndihmën e treguar në këto momente të vështira.

“Turqia i përmbahet urtisë, nuk braktisi një mike në nevojë. Falenderojmë presidentin Erdogan për premtimin fisnik për të ndërtuar 500 banesa dhe për mbështetjen e treguar gjatë këtij momenti të vështirë. Ju falenderoj dhe ju kërkoj të bashkoheni në këtë udhëtim të vështirë. Shpresojmë që katastrofa që po përballemi të kthehet në frymëzim, dhimbja në forcë dhe shkatërrimi që po shohim në një peisazh të bukur. Tërmeti ka përkulur qytetet tona më të rëndësishme Tiranën dhe Durrësin. Me ndihmën tuaj do të bëjmë për Durrësin atë që bëtë për Izmirin pas tërmetit shkatërrues. Nuk kemi një shifër finale pasi po kryhen ende inspektime nga ekspertët e huaj, por dëmi shkon përtej asaj që është e përballueshme prej nesh pa ndihmën e miqve”, u shpreh kryeministri Edi Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/12/08/ndihma-per-te-prekurit-nga-termeti-rama-pritet-ne-turqi-nga-erdogan/

A2 CNN Livestream

Latest Videos