Kryeministri Rama njofton zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Nga A2 CNN
20 Prill 2020, 13:47 | Aktualitet
Kryeministri Rama njofton zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë

Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar me qytetarët në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dhe pyetjes së ndjekësve të tij se nëse do të zgjatet gjendja e fatkeqësisë natyrore, e cila u shpall më 24 mars dhe kishte një afat 30 ditor.

Kreu i qeverisë u përgjigj shkurt se “Pa diskutim që gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatet përtej datës 24 prill”.

Ndër të tjera kryeministri Rama njoftoi dhe ngritjen e një Task Force institucionale Anti-Covid që do të monitorojë zbatimin e protokolleve nga bizneset që pritet të hapen sot dhe ditën në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos