
Mbërrin në Tiranë delegacioni kosovar për mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive. Pas takimit me kryeministrin Rama delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga kryeministri Hoti kanë përshkruar më këmbë rrugën për në pallatin e Kongreseve.
Në orën 11:00 nisi ceremonia në Pallatin e Kongreseve, ndërsa kryeministrat Rama e Hoti do të mbajnë fjalimet e tyre nga dhjetë minuta secili, para kabineteve qeveritare.
Nga ora 12:45 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare, kurse në orën 13:00, kryeministrat Rama e Hoti, për gjysmë ore do të mbajnë konferencë për media.
mes Shqipërisë dhe Kosovës priten të nënshkruhen14 marrëveshje. Ndër marrëveshjet më të rëndësishme janë ajo për zhdoganimin e mallrave që destinacion kanë Kosovën në portin e Durrësit, studimi i fizibilitetit për linjën hekurudhore që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, bashkëpunim në fushën energjetike.
Marrëveshje të tjera do të nënshkruhen në fushën e shëndetësisë, kulturës, çështjeve sociale, arsim, financave. Avdulla Hoti do të jetë kryeministri i pestë i Kosovës që ulet në tryezën e përbashkët të dy qeverive.
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive ishtë parashikuar të mbahej në Shkodër, por më pas u vendos për në Tiranë. (A2 Televizion)