Kryeministri Rama rizgjidhet zv.President i Internacionales Socialiste

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2022, 21:30 | Politikë

Kryeministri Edi Rama është rizgjedhur për një mandat tjetër si zv.President i Internacionales Socialiste.

Lajmi është dhënë nga Damian Gjiknuri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet Rama duke mbajtur fjalimin në takimin e socialistëve europianë.

Më herët Kongresi XXVI i Internacionales Socialiste votëbesoi në detyrën e Presidentit, kryeministrin e Spanjës Pedro Sánchez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos