Kryenegociatorët takohen në Bruksel, Lajçak shpreson për një zgjidhje për targat

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2022, 19:11 | Kosova
Kryenegociatorët takohen në Bruksel, Lajçak shpreson për

Bashkimi Europian po bën një tjetër përpjekje për të zbutur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Duke nisur nga ora 15:00 e pasdites, ndërmjetësuesi, Miroslav Lajçak, po lehtëson bisedën mes kryenegociatorëve për dialogun, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, në Bruksel.

Synimi është që të arrihet një zgjidhje për çështjen e targave përpara mesnatës së sotme, kur nis dhe aplikimi i gjobave për automjetet që qarkullojnë në Kosovë ende me targat e vjetra serbe.

“Shpresa ime e sinqertë është se ne do t’ia dalim të gjejmë një zgjidhje sot për zbutjen e tensioneve në terren dhe të punojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkruan Lajçak në një mesazh në Twitter.

Ndërkohë, më herët zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, tha se synimi është që të gjendet një zgjidhje europiane për situatën aktuale, duke thënë se bëhet fjalë për krizën më të rëndë të viteve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos